image Detaje të reja nga vrasja e dy motrave në Shqipëri/ Vëllai: Përparimi i linte shtatzënë dhe më pas i shiste fëmijët

Shqipëri

Detaje të reja nga vrasja e dy motrave në Shqipëri/ Vëllai: Përparimi i linte shtatzënë dhe më pas i shiste fëmijët

news image

Vëllai i Kristinës dhe Zhanetës, të cilat dyshohet se u vranë nga Përparim Ademi në 31 dhjetor, thotë se dy motrat e tij kanë lindur mbi 10 fëmijë, të cilët më pas janë shitur në Greqi.

Sipas Bashkim Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shitblerjen e fëmijëve.

Ai thotë se motrat i treguan pak kohë para se të vdisnin. Sipas tij, nuk bëri denoncim sepse motrat insistonin për shkak të frikës.

Bashkimi tha se lajmin tragjik e mori nga djali i njërës prej motrave.

“Më telefonoi me video dhe më tha ‘I vrau! I vrau!’, pastaj mi tregoi me video motrat e vrara në tokë. Ishte e tmerrshme. Mora direkt motrën tjetër dhe pastaj policinë”, tha ai në TopChannel, transmeton Gazeta Sinjali.

Vrasja ndodhi në 31 dhjetor, pikërisht në katin e tretë të banesës së tyre, në zonën e Astirit. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani./Gazeta Sinjali/