image Detaje të reja/ 15 vjeçaren nga Gjakova e mori një person me veturë dhe u larguan së bashku

Siguri

Detaje të reja/ 15 vjeçaren nga Gjakova e mori një person me veturë dhe u larguan së bashku

news image

Sot Gazeta Sinjali raportoi se një burrë në fshatin Rogovë të Gjakovës ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe është me një të dyshuar. Lidhur me këtë rast, Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Babai i 15 vjeçares fillimisht ishte njoftuar nga fqinjët se vajza e tij është larguar nga shtëpia me një person të dyshuar, i cili e mori atë me veturë.

Pas marrjes së këtij informacioni, ai e denoncoi rastin në Polici, ku më pas zyrtarët policorë e kërkuan të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e gjetën.

Ai gjendet në arrati bashkë me 15 vjeçaren dhe nuk ka informacione të tjera.

Rasti në Polici është hapur si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

/GazetaSinjali/