image Detaje/ Si u kapën kosovarët në Zvicër me drogë në vlerë prej 1 milion franga

Diasporë

Detaje/ Si u kapën kosovarët në Zvicër me drogë në vlerë prej 1 milion franga

news image

Autoritetet zvicerane kanë arrestuar katër kosovarë në një aksion të zhvilluar në qytetin e Aargaut në Zvicër, përcjell Gazeta Sinjali.

Policia në këtë qytet ka arritur që të kap një sasi prej 116 kilogramëve drogë, të llojit marihuanë, vlera e të cilës llogaritet të jetë 1 milion franga apo 915 mijë e 687 e 63 euro, raporton Blick.ch.

Të arrestuarit e kishin fshehur drogën në rimorkion e kamionit. Njëri prej tyre është pronar i një agjensioni turistik në Aaargau, ndërsa tjetri është vëllai i tij. Kurse dy të tjerët janë shoferët që kanë vozitur kamionin.

Të arrestuarit janë mes moshës 26 dhe 45 vjeç dhe të gjithë janë në paraburgim.

Por, si janë kapur kosovarët?

Sipas të dhënave të reja, dy nga të arrestuarit janë vëllezër, 42 vjeçar dhe 38.

Policia e kantonit të Aargaut në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave (FCA) kishin bllokuar apartamentin ku jetonte pronari kosovar i kompanisë së udhëtimeve në Aargau.

Gruaja e njërit nga të dyshuarit ka deklaruar se nuk dinte gjë për drogën.

Papritmas erdhi policia. Ne ishim të shokuar sepse nuk e dinim se ai supozohej të kishte ndonjë lidhje me drogën “.

Ajo dhe dy fëmijët e saj janë ndarë nga i dyshuari për një kohë të gjatë.

Fëmijët e mi dhe unë nuk e kemi parë atë për dy vjet. Ne thjesht do ta lëmë policinë të bëjë punën e saj tani “.

Droga ishte e paketuar në rimorkion e kamionit, ndërsa ishte e fshehur prapa një muri të dyfishtë në rimorkio./Gazeta Sinjali/