image Detaje prej vjedhjes në dyqanin ku shiten armët në Viti

Siguri

Detaje prej vjedhjes në dyqanin ku shiten armët në Viti

news image

Dje Gazeta Sinjali ka raportuar për një vjedhje në një dyqan në Viti, në sheshin “Njazi Ademi”.

Sinjali mëson prej burimeve se dyqani ku ndodhi vjedhja merret me shitjen e armëve.

Burimet tregojnë se sipas pronarit të dyqanit, është vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë të vendosura rreth 12 armë dhe rreth 4 pako me municion 9 milimetra. Siç mësoi dje Sinjali, një punëtor i sigurimit ka raportuar se persona të panjohur u nisën nga parkingu i një ëmbëltoreje për ta kryer vjedhjen tek lokali.

Deri në këto momente vlera e dëmit nuk dihet porse rasti është duke u hetuar.

Vjedhja ka ndodhur dje në orën 15:14.

/Gazeta Sinjali/