image Detaje për incidentin në familjen Krasniqi në Pejë, mërgimtari që u gjuajt me armë 'nga frika' u nis për SHBA

Ekskluzive

Detaje për incidentin në familjen Krasniqi në Pejë, mërgimtari që u gjuajt me armë ‘nga frika’ u nis për SHBA

news image

Një rast i rëndë u raportua të ketë ndodhur në një familje në fshatin Vranoc të Pejës, mëngjesin e 2 shtatorit. Ndaj djalit të tyre 26-vjeçar, që kishte ardhur për pushime në Kosovë, dikush shkrepi armën dhe u zhduk. Mërgimtari që u përball me këtë situatë u largua nga vendi, ndërkohë që rrethanat janë akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, incidenti ka ndodhur në familjen Krasniqi, për çka tashmë Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka iniciuar rast për tentim vrasje.

Rasti është denoncuar nga babai i viktimës, i cili gjatë ditës së djeshme, ka raportuar se për motive akoma të panjohura, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.

Burimet thonë se Policia nuk është njoftuar menjëherë lidhur me rastin, ndërsa 26-vjeçari që ishte cak i të dyshuarve ka blerë biletën dhe është nisur për në Amerikë, ku edhe jeton qe disa vite.

Bazuar në dëshminë e prindit të tij, i biri është larguar nga Kosova për shkak të frikës për të qëndruar në Kosovë më tutje.  

Si rezultat, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti “Vrasje në tentativë” dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur incidentin në plotni.

/GazetaSinjali/