image Detaje nga vdekja e djeshme, gruaja ra nga ndërtesa

Kosovë

Prishtinë/ Detaje nga vdekja e djeshme, gruaja ra nga ndërtesa

news image

Një grua është gjetur e vdekur mëngjesin e djeshën në kryeqytet. Ajo është gjetur pa shenja jetë poshtë një ndërtese në lagjen “Ulpiana”.

Rrethanat e vdekjes së saj nuk diheshin dje, ndërkaq sot, Policia ka treguar pak detaje nga ky rast, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës për shkaqe dhe rrethana ende të panjohura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësistë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/