image Detaje nga djegia e servisit të makinave në Durrës

Rajon

Policia/ Detaje nga djegia e servisit të makinave në Durrës

news image

Një servis i makinave është përfshirë nga flakët në Rrushbull të Durrësit, sonte rreth orës 19:55.

Ende nuk dihet nëse është lënduar ndonjë person.

Policia e Drurrësit njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalur pesë automjete të zjarrfikësve, me ç’rast kanë evakuar banorët përreth, si dhe kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve në atë pjesë.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, andaj grupet hetimore janë edhe në vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të  Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.

Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.