image Detaje ekskluzive për plagosjen në Klinë: Dy familje të përfshira pas një fjalosje te një avokat

Siguri

Detaje ekskluzive për plagosjen në Klinë: Dy familje të përfshira pas një fjalosje te një avokat

news image

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, sot, rreth orës 13:40 në qendër të qytetit të Klinës. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që Sinjali ka zbuluar detaje të reja se si ndodhi rasti.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjithçka ndodhi pas një fjalosje që u shkaktua në zyrën e një avokati.

Fillimisht, burimet thonë se pjesëtarë të njërës nga familjet e përfshira në rast (e njohur për redaksinë) dhe një shtetas serb kanë qenë te avokati në fjalë, para se të arrinte edhe familja tjetër (po ashtu e njohur për redaksinë), kur edhe eskaloi përleshja në përdorimin e armës.

Sipas informatave të para, familja që merret me shitjen dhe blerjen e pronave të ndryshme, nisi një zënkë me avokatin, te i cili kishin shkuar.

Për të mos u përshkallëzuar situata, Sinjali mëson se familja tjetër kishte ndërhyrë që të qetësonte gjakrat, por ndodhi e kundërta.

Një pjesëtar i familjes dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një anëtar të familjes , duke i shkaktuar lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, edhe një anëtar i familjes ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, por që ende nuk dihet se a është shkrepur vetëm nga një revole.

Burimet e Sinjalit brenda Spitalit të Pejës, ku janë dërguar të lënduarit, kanë bërë të ditur se mjekët janë duke intervenuar dhe se dy personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Sinjalin.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

/GazetaSinjali/