image Dështon mocioni i LDK-së, nuk shkarkohet Bordi i ZRRE-së

Politikë

Dështon mocioni i LDK-së, nuk shkarkohet Bordi i ZRRE-së

news image

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka shqyrtuar mocionin e propozuar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, lidhur me tarifat për energji.

Ky mocion nuk ka marr përkrahjen e duhur, pasi arriti të marr vetëm  22 vota , ndërkaq  53 votuan kundër.

LDK ka iniciuar këtë mocion pasi sipas tyre ky Bord nuk ka arritur të përmbushë objektivat e parashtruara nga Kuvendi për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

/GazetaSinjali/