image Dështoi ta kalojë mocionin në Kuvend, LDK insiston në shkarkim të Bordit të ZRRE-së

Politikë

Dështoi ta kalojë mocionin në Kuvend, LDK insiston në shkarkim të Bordit të ZRRE-së

news image

Një ditë pasi në Kuvend nuk kaloi mocioni i propozuar nga LDK për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar sërish shkarkimin urgjent të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke thënë se është bord i paaftë dhe jo profesional.

Sipas kësaj partie, pushteti kontribuoi në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve me votën kundër mocionit për shkarkimin e bordit të ZRRE-së, mocion ky që u iniciua nga LDK-ja.

“Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij. Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas partisë opozitare, Bordi i ZRRE-së ka dështuar, duke dyfishuar çmimin e energjisë elektrike dhe duke ia humbur mbi 100 milionë euro taksave të qytetarëve të Kosovës.

/GazetaSinjali/