image “Dëshirojmë të kemi gjykata normale dhe jo speciale”, a po e paralajmëron Kurti zhbërjen e Speciales?

Drejtësi

“Dëshirojmë të kemi gjykata normale dhe jo speciale”, a po e paralajmëron Kurti zhbërjen e Speciales?

news image

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur për disa tema gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur për Gjykatën Speciale ai tha se kjo gjykatë është njëetnike e që është instaluar nga një votim i gabueshëm i dëmshëm.

Kurti tha se qeverisja e tij do të instalonte një sistem të ri në Kosovë.

“Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë dhe jo gjykata speciale jashtë Kosovës dhe me gjykatat tona normale ne do të trajtojmë të gjitha pretendimet që bëhen ndaj kujtdo qoftë dhe kurdo qoftë”, tha Kurti.

“Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për ndonjë individ të UÇK-së ne do të kemi një sistem të ri të transformuar, të reformuar të drejtësisë që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/