image Dëshimtarët tregojnë se si vdiq 13-vjeçarja në pishinën e fshatit Baicë në Lipjan

Sociale

Dëshimtarët tregojnë se si vdiq 13-vjeçarja në pishinën e fshatit Baicë në Lipjan

news image

Sot ka vdekur një vajzë 13-vjeçare në një pishinë në fshatin Baicë të Lipjanit. Viktima kishte qëndruar për më shumë se një orë në ujë.

Pishina ishte publike dhe prezent ishin rreth 150 persona, kështu bëri të ditur banori, Besart Bajraktari, i cili ishte i pari që pa viktimën dhe tentoi ta ndihmonte.

Në përpjekje të tillë ai kishte takuar rastësisht një polic, i cili gjithashtu kishte provuar të ndihmonte. Ai tregon se me makinën e tij, tashmë të ndjerën e kishin dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi paraprakisht QMF’në e Shalës e kishin gjetur të mbyllur.

“Kam tentuar  mi dhanë ndihmën e shpejtë. Kam marrë ndihmën edhe të një polici. E kam dërguar në Shalë në ambulantë, aty ishte mbyll, pastaj e kemi dërguar në Komoran, por ajo kishte vdekur”, tha Bajraktari për T7.

Ndërkohë një dëshmitar tjetër ka treguar se thellësia maksimale e pishinës është dy metra dhe se është ndërtuar nga vetë fshati.

“Nuk ka persona që kujdesen për ata që vijnë. Ne e kemi cek gjithmonë që secili prind me pas kujdes për fëmijët e tij”, tha ai.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, pishinat duhet të hapen më 1 korrik./Gazeta Sinjali/