image Deri në orën 11:00 në Maqedoninë e Veriut votuan mbi 10 për qind e qytetarëve

Rajon

Deri në orën 11:00 në Maqedoninë e Veriut votuan mbi 10 për qind e qytetarëve

news image

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 në Maqedoni kanë votuar 135 mijë e 906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind.

KShZ në konferencën për medie tregoi se më së paku votues deri në orën 11:00 janë regjistruar në Vrapçishtë, raporton Alsat M.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Sot në Maqedoninë e Veriut për të shtatën herë që nga historia e pavarësisë së vendit mbahen zgjedhjet lokale.

Sot zhvillohet procesi zgjedhor. Në garë për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10,600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e Qytetit të Shkupit.

Më së shumti kandidatë për kryetar ka për Shkupin, respektivisht 12, ndërsa Struga dhe Dollneni kanë nga 8 kandidat. 24 janë kandidatë të pavarur. Nga kandidatët për kryetar komune vetëm 25 prej tyre janë femra.

/Gazeta Sinjali/