image Derbi i javës, Prishtina për t’ia ndal hapin e madh Dritës

Futboll

Derbi i javës, Prishtina për t’ia ndal hapin e madh Dritës

news image

Derbi i javës dhe njëra ndër ndeshjet që mund të tregoj shumëçka në luftën për garën e kampionit, zhvillohet sot në kryeqytet ku FC Prishtina takohet me Dritën lidere në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina e cila pas humbjes ndaj Gjilanit ka mbetur 7 pikë larg vendit të parë, ndërsa Drita nuk din për humbje tash e 8 xhiro në kampionat.

“Intelektualët” në rast të fitorës do ta bënin një hap shumë të madh në drejt titullit të tretë në histori të klubit.

Kurse në anën tjetër çdo rezultat tjetër përveq fitores, mund të jetë “fatale” për Prishtinën.

Ndeshja FC Prishtina – Drita zhvillohet nga ora 18:00./Gazeta Sinjali/