image Deputetja e PDK-së fajëson qeverinë për fshehje të rezultateve të 26 personave me koronavirus

Kosovë

Reagim/ Deputetja e PDK-së fajëson qeverinë për fshehje të rezultateve të 26 personave me koronavirus

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka fajësuar qeverinë për fshehje të rezultateve të 26 personave që rezultuan pozitiv me koronavirus mbrëmë.

Edhe pse përgjegjës për publikimin e rezultateve të analizave për koronavirus ëshë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Musliu ka fajësuar qeverinë se i ka fshehur rezultatet deri pas konferencës së presidentit.

Musliu në postimin e saj në Facebook, ka ngatërruar shifrën e të infektuarve me COVID-19 duke e zvogëluar atë nga 26 në 21.

“Qeveria duhet të jetë transparente me të dhënat e të infektuarve me koronavirus dhe mos t’i perdorë shifrat politikisht siç bëri mbrëmë në mesnatë pas konferencës së Presidentit duke publikuar 21 raste që po mbaheshin msheft”, ka shkruar Musliu./Gazeta Sinjali/

???? Per derisa qindra qytetar ne kete menyre presin ne radhe per te siguruar miell dhe per te marre asistencen sociale,…

Posted by Ganimete Musliu on Tuesday, March 24, 2020