image Deputetja e LDK-së thotë se Kurti u ka shpallur luftë qytetarëve

Politikë

Deputetja e LDK-së thotë se Kurti u ka shpallur luftë qytetarëve

news image

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas saj, shefi i qeverisë i ka thyer parimet e veta sa ishte në opozitë për dallim nga tash që është pushtet.

Ajo mori shembull një deklaratë të Kurtit kur thoshte se nuk ka për të ecur me truproje apo  me xhipa të zi.

Ligjvënësja e opozitës shtoi se ai ka thënë se do të vendosë me qytetarët, por shtoi se Kurti u ka shpallur luftë qytetarëve.

Sipas saj, ai mendon se gjithë qytetarët, opozita mendojnë kundër tij, kjo është për analizë.

“Ai duhet të mendojë me kokë të ftohtë, nuk janë të gjithë kundër tij. Ne jemi aty për ta përkrahur për projektligje që i shërbejnë qytetarët e Kosovës, LDK sot i ka votuar projektligjet e Albulena Haxhiut”, shtoi ajo në RTV Dukagjini.

/GazetaSinjali/