image Deputeti i Vetëvendosjes: SHBA në dialog nuk është gjykatës që të vendosë për fatin e Kosovës

Politikë

Deputeti i Vetëvendosjes: SHBA në dialog nuk është gjykatës që të vendosë për fatin e Kosovës

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Artan Abrashi. ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë autoriteti kryesor që do të vendosë për fatin e Kosovës në procesin edialogut me Serbinë.

“Roli i SHBA-ve është rol ndërmjetësimi dhe jo rol gjykatësi që e rrah çekiqin se si do të jetë fati i Kosovës. Është për keqardhje kjo qasje që mundohet ta mbulojë një të vërtetë. Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për këto bisedime, Richard Grenell, ka thënë se janë këtu për ta lehtësuar dialogun dhe për të arritur disa marrëveshje ekonomike. Nuk e ka rolin e autoritetit të lartë ose një gjykatësi që e rrah çekiqin për fatin e Kosovës”, ka thënë Abrashi.

Ai po ashtu ka deklaruar se Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka pasur problem

“Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë problem SHBA-të, BE-ja ose procesi i bisedimeve, por vendorët tanë që po shkojnë atje pa agjendë, platformë të bisedimeve dhe pa u ditur temat që do të diskutohen. Ky proces është jotransparent dhe misterioz. Krejt çfarë kemi dëgjuar nga Avdullah Hoti është që ‘po shkojmë atje për t’ua dërguar Kushtetutën”, ka shtuar ai në Klan Kosova.

Abrashi gjithashtu ka thënë se qeveria nuk do të ket-ë përkrahje nga LVV për takimin në Washington.

“Tash po kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosja që të shkojë në dialog dhe të mos i lë vetëm, për besë jam pa koment. Nuk do ta kenë këtë përkrahje, sepse jo që nuk është serioze, por është hajgare”, ka deklaruar ai. /GazetaSinjali/