image Deputeti i PDK-së i drejtohet Vetëvendosjes: Ish-deputetët tuaj sponzorizuan raporte kundër UÇK-së

Politikë

Deputeti i PDK-së i drejtohet Vetëvendosjes: Ish-deputetët tuaj sponzorizuan raporte kundër UÇK-së

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e cila po vazhdon të mbahet, ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se disa deputetë të kësaj partie kanë sponzorizuar raporte kundër UÇK-së.

“Gjykata Speciale ka ardhur produkt i disa ish-deputetëve të juaj që kanë sponzorizuar raporte anti-UÇK, raporte anti-Kosovë dhe janë paguar prej kontove private të tyre që kanë bërë raporte të tilla. Libri dhe raporti i Dick Martyt është sponzorizuar prej shërbimit serb dhe disa shqipfolësve në Kosovë”, është shprehu Haxhiu në seancë.

Ndërkaq, deri më tani në Kuvend është miratuar rezoluta për mbrojtjen e UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ndërkaq, marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë votuar për shkak të votave të pamjaftueshme./ Gazeta Sinjali/