image Deputeti i PDK-së: Nuk mjaftojnë 10 milionë euro për ta parandaluar koronavirusin

Kosovë

Deklaratë/ Deputeti i PDK-së: Nuk mjaftojnë 10 milionë euro për ta parandaluar koronavirusin

news image

Shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke ju drejtuar Qeverisë Kurti, ka thënë se nuk mjaftojnë 10 milionë euro për ta luftuar përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

“Seanca e sotme do të kishte kuptim sikur të mbledhshim këtu për emergjencën e krijuar me koronavirusin. Tashmë e dimë se janë tre raste dhe e dimë se do të ketë edhe konfirmime tjera. Qeveria sot vetëm një prioritet duhet ta ketë – parandalimin e koronavirusit. Sokol Haliti ka thënë se kemi nevojë për ndihmë nga niveli Qendror. Ai tha se qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe koordinim. Unë besoj që këtë kryetar duhet ta merrni seriozisht sepse deklarimet e tilla po dëgjojmë gjithandej. Në vend që ta trajtoni sot se si duhet të veprohet, ju po tentoni ta keqpërdorni situatën e krijuar”, ka thënë Krasniqi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet për shqyrtimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Tutje, deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje qeverisë që të ndahen 25 milionë euro për fazën e parë.

“Janë pak 10 milionë euro. Sot ju ftojmë që të ndahen 25 milionë euro për fazën e parë sepse as këto nuk do të ju dalin. Mos e keqpërdorni situatën e rënduar. Mos e keqpërdorni frikën duke u munduar ta kaloni buxhetin që nuk lidhet drejtpërdrejt me situatën e pandemisë”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/