image Deputeti i LDK-së: Qytetarët këtë dimër të egër s’kanë pse i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo sot i braktisi

Politikë

Deputeti i LDK-së: Qytetarët këtë dimër të egër s’kanë pse i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo sot i braktisi

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e energjisë dhe çmimet e larta të lëndëve djegëse për ngrohje, që pritet të vështirësojnë jetën e qytetarëve gjatë dimrit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se qytetarët nuk kanë pse të drejtojnë sytë kah Qeveria gjatë dimrit, sepse sipas tij, ajo sot i ka lënë të braktisur.

“Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”, shkroi Mustafa.

“’Zoti ua bëftë qaren’ tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët”, tha tutje ai.

/GazetaSinjali/