image Deputeti i LDK-së me kërkesë për ministrin Vitia

Politikë

Politikë/ Deputeti i LDK-së me kërkesë për ministrin Vitia

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit onkologu Ekrem Hyseni, i ka rekomanduar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që në rastet kur të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësorë njëri prej tyre të shkojë në pushim.

Qeveria e Kosovës mori vendim për pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet arsimore dhe lirimin e njërit prind nga puna për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19, por kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurimit.

Sipas Hysenit, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ky vendim ka vënë në vështirësi një pjesë të stafit ku të dy bashkëshortët janë punëtorë shëndetësorë.

“Rekomandojmë që në rastet ku të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësorë, njëri nga ta të jetë i liruar nga puna. Përjashtim do tà « bënin disa situata specifike, ku mungesa e profesionistit do të pamundësonte funksionimin e shërbimit në vartësi të situatave specifike që mund të krijohen”, tha Hyseni. /Gazeta Sinjali/