image Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë

Politikë

Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë

news image

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka deklaruar se Presidenca çeke në Bashkimin Evropian është duke bërë gjënë e duhur që po e përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Sipas deputetit gjerman Komisioni Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të tjera të pafundme.

“Është gjëja e duhur që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po i përkushtohet kësaj teme. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme”, tha Hacker.

Më tutje, ai shtoi se Kosova e meriton heqjen e regjimit të vizave.

“Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.”, përfundoi Hacker.

/GazetaSinjali/