image Deputetët vazhdojnë sot seancën për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Politikë

Deputetët vazhdojnë sot seancën për menaxhimin e pandemisë COVID-19

news image

Seanca për raportimin e kryeministrit Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, që nisi dje në ora 16:00, do të vazhdojë sot në ora 10:00.

Rreth 5 orë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë debatuar dje rreth menaxhimit të situatës së pandemisë.

Seanca që filloi në ora 16:00 e që përfundoi tek në orën 22:00, u karakterizua me debat të ashpër, kryesisht ndërmjet deputetëve të VV-së me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Propozimi im është që të shtyhet seanca për nesër. Jemi këtu nga ora 14:00 dhe s’ka pasur mundësi të dezinfektimit profesional”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë./Gazeta Sinjali/