image Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mungojnë në seancë

Politikë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mungojnë në seancë

news image

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti, ka nisur rreth 30 minuta me vonesë. Seanca nuk po drejtohet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, por, nga nënkryetari Kujtim Shala.

Aktualisht para deputetëve po flet mandatari për kryeministër Avdullah Hoti, i cili po prezenton programin qeverisës.

Por, në seancë po vërehet mungesa e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nuk dihet nëse deputetët e LVV-së kanë bojkotuar totalisht këtë seancë apo do t’i bashkohen më vonë. /Gazeta Sinjali/