image Deputetët dalin në pauzë ende pa nisur mirë seanca

Politikë

Deputetët dalin në pauzë ende pa nisur mirë seanca

news image

Në mungesë të deputetëve në sallë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e ka dërguar kuvendin në pauzë, ende pa nisur seanca e sotme, transmeton Gazeta Sinjali.

Për shkak se në sallë nuk kishte deputetë të mjaftueshëm  për të nisur seanca, Bogujevci ka thënë se po shkojnë me 10 minuta pauzë.

E njëjta shtoi se në seancat e radhës shpreson që deputetët të shkojnë në sallë me kohë, në mënyrë që të mos ketë vonesa.

“Po shkojmë 10 minuta në pauzë, deri satë vijnë deputetë, po shpresoj që në seanca të radhët të jenë të gjithë deputetët në sallë, 10 minuta pauzë para se të procedojmë tutje.

Shpresoj që në seancat e radhës deputetët të jenë të gjithë në sallë që të fillojmë me kohë”, tha Bogujevci.

Seanca e sotme ishte paraparë që të fillonte në ora 10:00, derisa në rend dite janë dy pika.

Pikat e rendit të ditës:

“Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.   /Gazeta Sinjali/