image Delegacioni amerikan viziton sot Kosovën

Politikë

Delegacioni amerikan viziton sot Kosovën

news image

Një delegacion i Qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, është konfirmuar nga DFC-ja përmes një njoftimi për shtyp.

Në njoftimin për media thuhet se, pjesë e delegacionit do të jetë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar mbrëmë se do të ketë një takim me delegacionin amerikan, por më shumë detaje do t’i bëjë publike sot.

Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael, ndërsa vizita do të realizohet nga data 20-25 shtator.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik më 4 shtator në Washington. /GazetaSinjali/