image Del edhe një propozim për punën e zgjedhjes së ministrit të ri të Shëndetësisë

Shëndetësi

Del edhe një propozim për punën e zgjedhjes së ministrit të ri të Shëndetësisë

news image

Oftamologu kosovar i cili punon në QKUK, Florim Zejnullahu, ka reaguar pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe përfoljes së disa emrave të rinj për këtë pozitë.

Zejnullahu shkruan se çdo ministër i Shëndetësisë që vjen nga jashtë oborrit të QKUK-së është i prirur të dështojë.

Ai thotë se s’duhet nënçmuar mjekët kosovarë që punojnë, derisa ka numëruar edhe disa ankesa të mjekëve si ato për sigurime shëndetësore e çështjen e pagave.

Reagimi i plotë:

Çdo minister i shendetesis i ardhur nga jashte oborrit te QKUK do te deshtoj!

E lere me ky nga amerika palidhje dhe jashte realitetit…sikur me shku te dajte me shetit!

Pse te nençmohet nje ushtri e tere mjekesh ne Kosove, me te tilla spektale politike.

Askush me mire se ata qe jane duke bartur mbi supe tere brishtesine e sistemit dhe qendrojne me kembe dhe me koke ne Kosove nuk do te mund ta udheheqte kete sektor.

Politika po nençmon ata qe po e mbajne shtetin dhe po na bjen bedela nga jashte dhe jashtprofesional nga politika vendore…

Nuk eshte shendetesia politikë o matrapaza, shendetesia eshte ushtri e bardhe qe duhet te rregullohet urgjent dhe me prioritet, ska lidhje sistemi shendetsor me politike dhe fushata elektorale.

Qe 22 vite pa nderhy askush ne sistem, pa sigurime shendetsore, pa sish, pa pagesa sherbimesh, me paga lemoshe e turpi per mjek.

Mos eksperimentoni ende me dhembjen e pacientve dhe pasigurine ne trajtim.

Mos i nenvlersoni profesionistet shendetesor qe jane me te ngriturit ne shoqeri dhe me te persekutuarit e pasluftes.

Pa e respektu ate qe prodhon shendet per popullaten dhe pa e ngrit ne nivelin qe e meriton nuk rehatohet shendetsia jone.

Po ju nese keni kohe vazhdoni dhe eksperimentoni.

Pas politikanit me fjale te medha gjithmon

del nje e vertet tjeter qe fshehet.

Ftoj koleget e mi te mendojne per koleget dhe jo per sistemin sepse prap do te ketheheni te koleget.

Mos u beni minister i Albini apo atij tjetrit qe do vjen pas tij, po benu minister i shendetesis dhe ne sherbim te popullit dhe pacientit.

Jemi shtet i vogel per politika te medha, thjesht thjesht thjesht zgjidhen problemet ne shendetesi.

T ja kethejm dinjitetin vetes dhe shoqerise!

/GazetaSinjali/