image Del bilanci i fundit i koronavirusit në Itali, rritet sërish numri i infeksioneve

Botë

Del bilanci i fundit i koronavirusit në Itali, rritet sërish numri i infeksioneve

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u regjistruan 276 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Kurba e pandemisë ka pësuar rritje gjatë dy ditëve të fundit, ku ditën e djeshme rezultuan 229 të infektuar.

Në të njëjtën periudhë kohore, ditën e sotme kanë humbur jetën 12 persona shifër e njëjtë me dje, raporton Ora News.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242 mijë e 639 persona, nga të cilët 34 mijë e 938 kanë ndërruar jetë.

Edhe numri i persona ve në terapi intesive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65./Gazeta Sinjali/