image Del bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin 21 persona

Shqipëri

Del bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, vdesin 21 persona

news image

21 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 851 raste të reja nga gjithsej 3 mijë e 149 testime.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë shëruar 903 pacientë. Po ashtu është bërë e ditur se janë vaksinuar 766 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. /Gazeta Sinjali/