image Del bilanci 24 orësh në Itali, rritet numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi

Botë

Del bilanci 24 orësh në Itali, rritet numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi

news image

Është publikuar bilanci i fundit 24 orësh në Itali, ku raportohet për 34 viktima të reja dhe 296 të infektuar me koroanvirus.

Sipas të dhënave të shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë, në Itali janë të regjistruar mbi 18 mijë persona pozitivë aktivë me COVID-19. Ndërsa të shëruarit në vetëm 24 orë janë 614.

Lombardia vijon të mbetet rajoni më i prekur nga koronavirusi, ku gjysma e shifrave zyrtare të publikuara i përket kësaj zone.

Në Itali janë 239.706 persona të infektuar dhe 34,678 viktima./ Gazeta Sinjali/