image Deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, presidentja greke pritet në Serbi nga Bërnabiq

Rajon

Deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, presidentja greke pritet në Serbi nga Bërnabiq

news image

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në prag të vizitës së saj në Serbi dha disa deklarata në lidhje me Kosovën, ku bëri të ditur se qëndrimi i vendit të saj për mosnjohje nuk ka ndryshuar.

“…Greqia përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës… ndjek një politikë konstruktive në raport me Kosovën, e cila (politikë) synon të forcojë stabilitetin…” – ishte shprehur ajo më herët.

Mësohet se vizita e saj në Serbi do të zgjasë deri më 29 mars, ndërsa bëhet e ditur se ajo fillimisht është pritur nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kurse nesër do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug.

Kujtojmë se së fundmi, Beogradin e kishte vizituar edhe kryediplomati grek Nikos Dendias – që para dhjetë ditëve kishte drekuar në atmosferë të përzemërt me kryeministrin Kurti – dhe kishte përsëritur qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.

/GazetaSinjali/