image Deklarohet Muriqi, tregon se a do të largohet nga Fenerbahce

Futboll

Deklarohet Muriqi, tregon se a do të largohet nga Fenerbahce

news image

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi tashmë është deklaruar rreth raportimeve për një transferim të mundshëm të tij.

Muriqi siç duket “i shuajti” shpresat e skuadrave që po dëshirojnë transferimin e tij, kjo pasi që ai shprehi dëshirën që të qëndroj në skuadrën turke, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ende nuk e kam përfunduar misionin tim këtu,” tha Vedat Muriqi

Po ashtu Muriqi tregoi që marrja e ofertave nga skuadra të ndryshme e bënë atë krenar.

“Marrja e ofertave për transferim do të jetë moral për çdo lojtar, dhe më bën krenar. Megjithatë, unë ende nuk e kam mbaruar misionin tim këtu. Motivimi im i vetëm është suksesi i Fenerbahçe. Nuk më pritet që të fillojë përsëri ligën. Ne e bëmë mbylljen e pakëndshme, por kthimi ynë do të jetë i bukur.” tha futbollisti i kombëtares kosovare.

Muriqi u shpreh i bindur se nëse do të arrijnë fitore në ndeshjet e radhës do të bëjnë një mbyllje të mirë të sezonit.

“Kemi ndeshje shumë të rëndësishme përpara nesh. Ndoshta nuk jemi në pikën që duam, por nëse fitojmë ndeshjet tona të mbetura, mund të bëjmë një mbyllje shumë të mirë.” tha Murqi, gjithashtu duke premtuar fitoren në Kupën e Turqisë.

Për Muriqin interesim shprehen klube të ndryshme mirëpo skuadra e cila po e dëshiron me ngulm futbollistin është Tottenham.

/Gazeta Sinjali/