image Deklarata e deputetes Pacolli që tha se kolegët e saj mund të pijnë ujë edhe me grushte (VIDEO)

Politikë

Deklarata e deputetes Pacolli që tha se kolegët e saj mund të pijnë ujë edhe me grushte (VIDEO)

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalë me një reagim në Facebook, në të cilin thotë se i është devijuar deklarata për ‘’ujin me grushta’’ gjatë intervistës së saj në Edicionin Special në Klan Kosova.

Në deklaratën e saj për fontanat në Kuvend, kur është pyetur nga moderatori se a do të pihet edhe me grushte, ajo e pohon një gjë të tillë, duke e përsëritur “edhe me grushta, do të jenë fontanat të cilat mund të pijnë fare edhe pa gotë, pa shishe”.  

Për hir të korrektësisë, më poshtë gjeni deklaratën e Pacollit, për të cilën ajo nuk reagoi gjatë intervistës, por vetëm e pranoi se nga ajo fontanë mund të pihet ujë edhe me grushte.

Pacolli ka telefonuar edhe në numrin kontaktues të Sinjalit, duke kërkuar që të ndryshohet deklarata, por redaksia ia ka sqaruar se edhe pohimi dhe përsëritja e fjalëve të moderatorit është deklaratë.

/GazetaSinjali/