image De Jong dëshiron qëndrimin te Barcelona

Futboll

De Jong dëshiron qëndrimin te Barcelona

news image

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong dëshiron qëndrimin në Barcelonë.

Ka pasur zëra se Manchester United kanë qenë afër transferimit të holandezit pasi Ten Hag e ka bërë prioritet kryesor nënshkrimin e tij në mesfushë.

Sidoqoftë, De Jong ka në mendje futbollin e Ligës së Kampionëve si prioritet i së ardhmes së tij, ka shkruar në Twitter, Fabrizio Romano.

“Frenkie de Jong ka futbollin e Champions League si prioritet kryesor për të ardhmen e tij, ai do të ishte i lumtur të qëndronte, Xavi e do atë në Barça – varet nga propozimet”, ka shkruar Romano.

“Manchester United do të përpiqet përsëri, Erik ten Hag do të donte të ndryshonte mendjen e Frenkiet”, ka shtuar Romano.

/GazetaSinjaliSport/