image Daut Haradinaj përmend premtimin që nuk do të mund të realizojë Albin Kurti

Politikë/ Daut Haradinaj përmend premtimin që nuk do të mund të realizojë Albin Kurti

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se premtimi i Albin Kuritit se qytetarët e Kosovës do të kryejnë shërbimin ushtarak nuk mund të realizohet. Sipas tij buxheti i Kosovës nuk mund t’i përballoj këto shpenzime.

Sipas tij, vetëm ushqimi, veshmbathjet dhe logjistika e thjesht janë shumë të kushtueshme dhe nuk mund ta realizoj.

“Shërbimi ushtarak është i pa mundësh me u realizu. Kostoja buxhetore është çmenduri, 24 mijë banor të Kosovës, tri racione ushqim në ditë veshmbathje, logjistikë e thjeshtë është kosto e madhe, është vështirë me e realizu. Unë besoj që konsultohet me ekspert dhe e sheh se është e vështirë me u realizu”, ka thënë Daut Haradinaj.

Albin Kurti gjatë prezantimit të planit të tij qeverisës ka thënë se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-së. Do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak, ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tre mujore i cili do t’i ndihëmoj FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/