image Dardan Molliqaj fillon veprimet opozitare kundër Qeverisë Kurti

Kosovë

Aksion/ Dardan Molliqaj fillon veprimet opozitare kundër Qeverisë Kurti

news image

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), sot në orën 10:30 do ta mbajë një aksion simbolik kundër Qeverisë Kurti me rastin e 13-vjetorit të protestës së 10 shkurtit 2007 ku dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë nga Policia rumune e UNMIK-ut.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksioni lidhet me protestën tragjike të 10 shkurtit 2007 dhe ka të bëjë me qeverinë e sapozgjedhur.

“Është aksion simbolik për përvjetorin e 10 shkurtit. Është aksion që ka të bëjë me qeverinë”, ka thënë Kuçi.

Më 10 shkurt të vitit 2007, derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e presidentit Marti Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.

Para pak ditëdsh, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zhveshur nga projekti për reformimin e Kosovës.

Sipas Molliqajt, në Vetëvendosje s’ka transformim në kuptimin politik por Kurti ka pranuar logjikën e planit të Kosovës i bazuar në planin e Ahtisarit.

“VV s’ka transformim në kuptimin politik. Fakti që Kurti ka heqë dorë nga Kushtetua e re, nga ndryshimi  i bjen që ka pranu logjikë të planit të Kosovës,  i bazuar në planin e Ahtisarit”

‘’Kjo logjikë nuk ka me e çu Kosovën në një vend të rregulluar demokratik. Kurti është zhveshur nga projekti i reformimit të shtetit’’, ka thënë Molliqaj. /Gazeta Sinjali/