image Dardan Çakës i besohet derbi i javës, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Futboll

Dardan Çakës i besohet derbi i javës, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

news image

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e radhës kampionale.

Pas pushimit dyjavor për shkak të kombëtareve, elita e futbollit kosovar rikthehet me ndeshjet e xhiros së 27-të.

Ballkani dhe Gjilani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë. Këtë përballje në Suharekë do ta gjykojë Dardan Çaka me dy ndihmësit Besnik Morina dhe Granit Hyseni.

Genc Nuza do ta thotë fjalën kryesore në takimin ndërmjet Llapit dhe Malishevës. Ndihmës të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Alban Shala është deleguar në takimin ndërmjet Dritës dhe Drenicës. Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova do të jenë dy asistentët e Shalës.

delegimet 2

/GazetaSinjali/