image Dalin në treg unazat me GPS, mund ta përcillni partnerin në çdo moment

Kuriozitete

Dalin në treg unazat me GPS, mund ta përcillni partnerin në çdo moment

news image

Bashkëshortët e rinj në vende të ndryshme të botës, po ndjekin një nga trendët më të fundit në botë. Bëhet fjalë për unazat me GPS të cilat u mundësojnë çifteve të dinë vendndodhjen e partnerit në çdo kohë.

Këto unaza inovative thuhet se e kanë origjinën në Brazil, duke u prodhuar nga një kompani e quajtur “Boyfriend Tracker”. Edhe pse për shumë përdorues unaza martesore me GPS mund të jenë alternativa ideale, për shumë të tjerë mund të jetë një tregues i sjelljes posesive dhe kontrolluese në martesë.

Ato shpesh funksionojnë ose sinkronizohen përmes një çipi të quajtur ‘aleanca’, ku çiftet sinkronizojnë unazat e tyre me njëri-tjetrin përmes një kodi që u lejon atyre të njohin vendndodhjet e tyre.

Gjithashtu, këto unaza kanë sensorë të aftë për të zbuluar kur njerëzit ndalojnë përdorimin e unazës. Në këtë mënyrë, mund të regjistrohet koha, momenti dhe vendi në të cilin aksesori i përmendur ndaloi së përdoruri.

Për sa i përket çmimit të këtyre unazave, ato mund të merren nga 350 dollarë e lart. Po kështu, gurët që janë të ngulitur do t’u japin atyre një vlerë më të madhe ose më të vogël.

/GazetaSinjali/