image Dalin detaje të tjera nga aksidenti i Kobe Bryant, mësohet shkaku i aksidentit

Basketboll

Dalin detaje të tjera nga aksidenti i Kobe Bryant, mësohet shkaku i aksidentit

news image

Sipas detajeve të reja që kanë dalë është mësuar se piloti i helikopterit me të cilin Kobe Bryant u aksidentua, kishte menduar se është duke u ngritur mirëpo në fakt ai ishte duke u ulur.

Arsye për këtë po besohet që ishte shikueshmëria e ulët andaj piloti ishte çorientuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo raporti përfundimtar rreth shkakut të këtij aksidenti pritet që të bëhet më vonë.

Në këtë aksident të vrarë mbetën Kobe Bryant, vajza e tij dhe disa persona të tjerë.

Kurse hetimet janë duke vazhduar që një kohë, kjo pasi që gruaja e Kobe Bryantkishte bërë padi ndaj kompanisë për të cilën kishte punuar piloti./Gazeta Sinjali/