image Daku për transferimin e tij në Rusi: Fansat kanë filluar të më duan mua dhe Kosovën

Futboll

Daku për transferimin e tij në Rusi: Fansat kanë filluar të më duan mua dhe Kosovën

news image

Sulmuesi Mirlind Daku, ka debutuar në mënyrë të shkëlqyer në fanellën e klubit të ri, Rubin Kazan.

Daku arriti të shënoi dhe të asistoi në barazimin 2:2 ndaj Lokomotivës së Moskës.

Ai në emisionin Sports Show ka folur rreth kritikave që kishte për transferimin e tij në Rusi.

“Po, nuk jam shqiptari i parë. Këtu ka pasur edhe shqiptarë të tjerë që kanë luajtur. E pastaj, kanë bërë karrierë dhe i kanë rregulluar punët edhe financiarisht për familjen”, tha Daku.

Ish-sulmuesi i klubit slloven Mura, tha se fansat e klubit rus kanë filluar të kenë simpati për mua dhe shtetin e Kosovës.

“Të njejtën kohë kur flitet për shtetin tënd në një shtet që nuk na duan, është edhe një tjetër arritje për mua, jo vetëm sportive. Fansat tani veçse kanë filluar të kenë simpati ndaj meje dhe ndaj shtetit. Kështu që nuk i dihet, mund të bëhem ndonjë ambasador i ri këtu, pas një kohe”, theksoi ai.

25-vjeçari pati një sezon fantastike në Slloveni, duke arritur që të shpallet edhe lojtari më i mirë i kampionatit.

/GazetaSinjali/