image Daku me dedikim të veçantë për djaloshin që humbi jetën në Tiranë

Futboll

Daku me dedikim të veçantë për djaloshin që humbi jetën në Tiranë

news image

Mirlind Daku sonte shkëlqeu në fushën e lojës për Rubin Kazanin.

Sulmuesi nga Gjilani arriti të shënojë dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ndaj Akronit në Rusi.

Ai shënoi në minutën e 10-të dhe të 20-të, për fitoren prej 3-0.

Pas ndeshjes, sulmuesi i kombëtares shqiptare ia dedikoi dy golat Martin Canit, djaloshit që u vra në Tiranë nga një bashkëmoshatar i tij.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”, ka shkruar Daku në “Facebook”.

/GazetaSinjali/