image Dafina Zeqiri e konfirmon pjesëmarrjen në "SunnyHill" që do të mbahet në Tiranë

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri e konfirmon pjesëmarrjen në “SunnyHill” që do të mbahet në Tiranë

news image

Këngëtarja, Dafina Zeqiri do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë që do të mbahet në fund të muajit gusht.

Ishte kërkuar në festivalin në Prishtinë dhe “Sunny Hill” njofton se tani publiku Dafinën do ta ketë në Tiranë.

“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri na bashkohet në Tiranë  për të përformuar hitet e saj të nxehta, që duam t’i këndojmë kudo që jemi”, thuhet në njoftim.

Festivali i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, do të mbahet në Tiranë, më datat 26,27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë është mbajtur nga data 4 deri më 7 gusht.

/GazetaSinjali/