COVID-19
Të infektuar
68.351Të shëruar
59.438Të vdekur
1.592Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se siç tha ai “deklarata e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se të lobojë për anulimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Washingtonit është marrëzi dhe marramendje”.
“Presidenti i SHBA Joseph Biden ishte aq i shqetësuar saqë ai thjesht nuk dinte se çfarë do të bënte,” deklaroi me ironi Daçiq për TV Happy, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shtoi se asnjë person i arsyeshëm nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonte këtë.
Daçiq ka ritheksuar se sekretari i ri i Shtetit, Anthony Blinken, ishte në administratën amerikane në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit.