image Çregjistrohen dy parti politike

Çregjistrohen dy parti politike

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zëvendësimin e Vjosa Osmanit me Yllza Hotin nga Lëvizja Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës. Veç tjerash, në mbledhjen e sotme u tha se nga 28 subjekte politike vetëm një parti serbe nuk ka dorëzuar raportin financiar për shpenzimet në fushatën elektorale, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbledhje e sotme nuk u kryesua nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila u bë e ditur se së fundmi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Dy parti politike, Partia Demokratike e Diasporës dhe Alternativa Demokratike e Kosovës nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partive politike, me ç’rast janë çregjistruar.

“Nga 46 parti të cilat kanë qenë të obliguara ta sjellin, kanë dështuar dy të sjellin. Ndërsa, dy të tjera nuk kanë qenë të obliguara, për shkak që janë regjistruar këtë vit. Dy që kanë dështuar të sjellin formularin janë Partia Demokratike e Diasporës dhe Alternativa Demokratike e Kosovë”, ka thënë Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj.

Në mbledhjen e së mërkurës, KQZ-ja ka aprovuar buxhetin e planifikuar për kodin e shpenzimeve dhe udhëtimeve në kuadër të KQZ-së, propozuar nga anëtari i LDK-së, Sami Hamiti. /Gazeta Sinjali/