image COVID-19, Zvicra fut Kosovën në ‘listën e zezë’

Diasporë

COVID-19, Zvicra fut Kosovën në ‘listën e zezë’

news image

Zvicra ka përditësuar listën e vendeve, banorët e të cilëve për të hyrë në territorin zviceran duhen t’i nënshtrohen testit të COVID-19 dhe një karantine 10-ditore, transmeton Gazeta Sinjali.

Në mesin e shteteve që janë shtuar në ‘listën e zezë’ nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, është edhe Kosova, mëson Blick.

Këto janë shtetet e reja, banorët e të cilëve për të hyrë në Zvicër duhet të karantinohen që nga 22 marsi.

Belgjika

Bullgaria

Palestina

 Jordania

 Katar

 Kosova

 Maqedonia e Veriut

 Polonia

 Rumania

 Gjermania: Thuringeni

 Franca: rajoni i Korsikës

 Itali: rajoni i Bazilikatës, rajoni i Venetos, rajoni i Lazios

Austri: Provinca e Styrias, Provinca e Austrisë së Epërme, Burgenland, Vjenë. /Gazeta Sinjali/