image COVID-19 "trondit" linjat ajrore, anulohen 2 milionë fluturime, industria pritet të humbasë 252 miliardë dollarë

Siguri

Botë/ COVID-19 “trondit” linjat ajrore, anulohen 2 milionë fluturime, industria pritet të humbasë 252 miliardë dollarë

news image

Shumë shtete të botës kanë mbyllur kufijtë e tyre si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Kjo pandemi ka shkaktuar një tronditje të madhe për të gjithë linjat ajrore në të gjithë botën.

Shoqata Ndërkombëtare Ajrore shprehet se janë anuluar mbi 2 milionë fluturime ndërkohë që parashikohet që industria të humbasë 252 miliardë në 2020.

Linjat ajrore amerikane i kanë kërkuar qeverisë një fond prej 12 miliardë dollarësh që t’i bëjnë ballë pandemisë së COVID-19.

Vetëm javën e kaluar Kongresi amerikan ka vënë në dispozicion 50 miliardë dollarë për linjat ajrore, gjysma e së cilave në formën e granteve dhe pjesa tjetër në formën e huasë./Gazeta Sinjali/