image COVID-19 në Mal të Zi, Gjukanoviq bën thirrje të mbyllen kufijtë

Rajon

COVID-19 në Mal të Zi, Gjukanoviq bën thirrje të mbyllen kufijtë

news image

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka kërkuar mbylljen e vendit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai në një video-adresim për qytetarët, tha se situata nga prilli dhe maji kur në vendet e tjera ishte katastrofale, tani është bërë realitet edhe në Mal të Zi.

“Shifrat e tmerrshme mbi rritjen e përditshme të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve nuk duhet të lënë askënd indiferent në Mal të Zi”, tha Gjukanoviq, duke shtuar se shëndeti i qytetarëve është në rrezik serioz.

Ai tha se në vetëm mbi 11 muaj, më shumë se 1.000 qytetarë vdiqën si rezultat i infeksionit me koronavirus dhe se tani më shumë se kurrë efikasiteti dhe solidariteti janë të nevojshme në kryerjen e të gjitha detyrave, raporton Vijesti.

“Për këtë qëllim, është e nevojshme të azhurnohen dhe zbatohen me forcë masat adekuate epidemiologjike, të kontrollohet në mënyrë efikase dhe efektive pajtueshmëria e tyre, të mbyllet kufiri për hyrje në Mal të Zi pa test PCR, si dhe të përshpejtohet procesi i imunizimit të popullatës në interes të shëndet më efikas dhe afatgjatë”, tha Gjukanoviq.

“Çfarë ishte një lajm i trishtueshëm në prill ose maj të vitit të kaluar në vendet mike të botës me një popullsi shumë më të madhe, e cila është arsyeja pse unë dërgova shprehje të solidaritetit te krerët e shteteve në emër të qytetarëve të Malit të Zi, është realiteti ynë tragjik sot”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/