image COVID-19, Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

Botë

COVID-19, Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

news image

Gjermania ka vendosur ta listojë Spanjën, përveç ishujve Kanarie, në kategorinë e vendeve me rrezik, pas rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka shtuar Spanjën në listën e saj të zonave të rrezikut, përfshirë ishullin e Majorkas, një destinacion i parapëlqyer për gjermanët”, thuhet në një deklaratë.

Sipas këtij vendimi, turistëve që kthehen nga këto territore tani do t’u kërkohet të bëjnë testin për koronavirusin dhe të qëndrojnë në karantinë në pritje të rezultatit. /Gazeta Sinjali/