image Costacurta për përballjen me Messin 16-vjeçar: Pas 15 minutave i kërkova Ancelottit të më zëvendësoj

Futboll

Costacurta për përballjen me Messin 16-vjeçar: Pas 15 minutave i kërkova Ancelottit të më zëvendësoj

news image

Alessandro Costacurta është një nga mbrojtësit më të mëdhenj që futbolli ka parë ndonjëherë.

Italiani luajti më shumë se 650 herë për Milanin dhe përfaqësoi vendin e tij në 59 ndeshje.

Sidoqoftë, ai ende kujton herën e parë kur u përball me Lionel Messi.

Messi ishte vetëm 16-vjeç kur doli kundër Costacurta.

Por nëse mendonit se mbrojtësi legjendar mund të përdorë të gjithë përvojën e tij për t’a “neutralizuar” adoleshentin Messi, do të gabonit shumë.

Në fakt, Costacurta është ende duke pasur makth kur ai doli kundër Messit 16-vjeçar .

“Unë u përballa me Messin kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Në fillim, unë e pashë atë si fëmijë dhe bëra atë që ai dëshironte,” i tha Costacurta Marca .

“Pas një çerek ore duhet të kërkoja nga Ancelotti të më zëvendësonte” – tregoi ai.

/Gazeta Sinjali/