image Corleone del para gjykatës, pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike

Drejtësi

Corleone del para gjykatës, pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike

news image

Prince Valentino Corleone, i njohur ndryshe si Vali Corleone, ka pranuar fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të posedimit të paautorizuar i substancave narkotike.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari ka pranuar se ka kryer dy veprat penale me të cilat ngarkohet.

Në anën tjetër, mbrojtësja e të akuzuarit Corleone, deklaroi se Corleone e ka pranuar fajësinë në mënyrë vullnetare.

Ajo tha se meqenëse klienti i saj është përdorues i substancave narkotike, i premton gjykatës se do të fillojë një program shërimi, shkruan Betimi për Drejtësi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 11 maj 2021, ka ngritur aktakuzë kundër Prince Valentino Corleone, me arsyetimin se i njëjti ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269, paragrafi 1 të KPRK-së.

/GazetaSinjali/